Në Spanjë nuk e kanë përtypur mirë që Kylian Mbappe zgjodhi të rinovojë me PSG dhe jo të transferohet te Real Madrid.
Madje shpesh është përmendur edhe fjala tradhti, pasi raportonin se francezi i kishte dhënë fjalën madrilenëve.
Tifozët kanë zgjedhur që indinjatën ndaj tij ta shprehin duke ia bërë ‘unfollow’. Mbappe tashmë ka humbur 400.000 ndjekës në rrjetin social Instagram.
Ndryshe, sulmuesi francez tani është i lidhur me klubin francez deri më 30 qershor 2025.
Mbappe tashmë është në historinë e klubit, pasi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 168 gola dhe 87 asistime në 216 ndeshje, në të gjitha garat.