Pedro Rodriguez ka ndërruar skuadër, por jo edhe qytet. Sulmuesi spanjoll është larguar nga Roma dhe ka befasuar të gjithë duke u bashkuar me rivalët e mëdhenj lokal Lazion.
Transferime mes dy klubeve nuk ndodhnin që 40 vite kur i fundit ishte Carlo Perrone i cili u largua nga Lazio për t’iu bashkuar Romës.
Që nga ajo kohë më nuk kishte transferime direkte nga njëri klub tek tjetri, por as ky i Pedros nuk mund të quhet i tillë.
Veterani spanjoll ishte i parëndësishëm për Romën, aq sa nuk ka ushtruar asnjë ditë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho.
Roma ia ka shkëputur së fundmi kontratën atij dhe Pedro mbeti lojtari i lirë, por i është hakmarrë ish-klubit të tij duke kaluar te rivalët e Lazios.
34-vjeçari besohet se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Lazion, edhe pse klubi ende nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.
???? Introducing our new number 9️⃣#CMonEagles ???? pic.twitter.com/xVUyxVqZvJ— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) August 19, 2021
E gjitha çfarë ka bërë Lazio është një prezantim i thjeshtë i lojtarit me shallin e klubit dhe se Pedro do ta bartë numrin 9.