Gjatë të dielës është varrosur trupi i pajetë i ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare, Lumni Gashi nga Ngucati i Malishevës.
Gashi vdiq të enjten në Gjermani, derisa kërkesë të fundit kishte që trupi i tij të pushoj në kompleksin e dëshmorëve në Koshare, tek bashkëluftëtarët që i ranë dy dekada më parë.
Ish-luftëtari që nga viti 2009, vuante nga një sëmundje e rëndë e kancerit.
Për të nderuar ish-ushtarin e UÇK-së, në varrim erdhën edhe komandantët Rrustem Berisha e Anton Quni.