I plagosuri në Dardani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

I plagosuri në Dardani ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Një person është plagosur paraditën e sotme në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se i plagosuri është Defrim Kuçi.

Kuçi para pak minutave është dërguar për trajtim në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Drejtori i Klinikës Emergjente Naser Syla ka thënë se ai është në gjendje të rëndë.

“Para pak minutave në Klinikën tonë ka ardhur një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është në gjendje të rëndë. Ne tani jemi duke i kryer disa ekzaminime”, ka thënë Syla.

Related Articles