I plagosuri në Mitrovicë dërgohet për trajtim në QKUK

I plagosuri në Mitrovicë dërgohet për trajtim në QKUK

Personi që mbeti i plagosur në rastin në Mitrovicë është dërguar për trajtim në QKUK.

“Rreth orës 13:50, një person (1990) është plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë”, ka  thënë zëdhënësi i Spitalit të Rajonit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera,  i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, deklaroi më tej Fazliu.

Related Articles