Bayern Munchen ka zgjedhur Kolo Muani si përforcimin e duhur për sulmin në lidhje me sezonin e ardhshëm.
24-vjeçari është pjesë e Eintracht Frankfurt, skuadër me të cilën këtë sezon numëron 19 gola dhe 14 asiste në 39 ndeshje të luajtura. Francezi pëlqehet nga shumë klube, por kampionët e Gjermanisë ndodhen në avantazh krahasuar me të tjetër. Gjithsesi duhen shpenzuar jo pak për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares franceze.
Bild raporton se Eintracht kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Thomas Tuchel i pëlqen shumë karakteristikat e Kolo Muani, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.
Verën e vitit të kaluar u transferua nga Nantes tek Eintrachti si lojtar i lirë. Një vit më vonë, klubi gjerman do të mbushë arkat nga shitja e tij. Gjatë këtij sezoni në Bundesliga më shumë se Kolo Muani (12) kanë shënuar Fullkrug i Werder Bremen (15) dhe Grifo i Freiburgut (13).