I rëndohet gjendja shëndetësore të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq

I rëndohet gjendja shëndetësore të dënuarit për krime lufte, Ratko Mlladiq

Gjendja shëndetësore e Ratko Mlladiq, të dënuar në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krime të tjera të luftës, është e rëndë.

Kështu po raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Srna’, duke thënë se i dënuari me burgim të përjetshëm gjendet në spital në Schevenigen që gjashtë ditë.

Sipas të birit të tij, Mlladiq po ankohet për dhimbje të forta dhe dobësi trupore.

Ai ishte në spitalin civil deri të enjten dhe më pas u transferua në spitalin e burgut të Tribunalit.

Në vitin 2017, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi e shpalli Mlladiqin fajtor për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995 dhe krime të tjera të luftës në periudhën 1992-1995 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Related Articles