Një i ri në Qipro u shfaq në Gjykatën e Limasolit me një valixhe me 15.500 monedha me vlerë dy, pesë dhe dhjetë centë, për të paguar një gjobë prej 500 eurosh që kishte marrë pasi drejtonte mjetin pa patentë dhe siguracion.
Mediat atje kanë publikuar një foto të valixhe me plot me monedha që i riu kishte me vete.
Zyrtari i gjykatës refuzoi të pranonte pagesën, duke i thënë të riut se do të duhej të shkonte në një bankë dhe t’i konvertonte në kartëmonedha, në mënyrë që të mund të paguante gjobën.