I riu futet në sherr me Policinë te rrethi me flamur, i kërcënon pasi i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik

I riu futet në sherr me Policinë te rrethi me flamur, i kërcënon pasi i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik

Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Përpos ofendimeve, ata eskalojnë edhe në kërcënime dhe sulme fizike, duke ua vështirësuar kryerjen e detyrave

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një rast i tillë ka ndodhur sot te rrethi i flamurit në Prishtinë, ku Policia ka ndalur një veturë, shoferi i së cilës nuk kishte të vendosur rripin e sigurisë, ashtu siç është e përcaktuar me rregulla.

Kjo i kushtoi të dyshuarit, me ç’rast zyrtarët policorë ia shqiptuan një tiketë për kundërvajtje në trafik. I revoltuar pse u gjobit, i dyshuari D.M., po dyshohet se ka penguar policët, madje njërin prej tyre edhe e ka kërcënuar se do pësojë keq, duke i thënë se “Ke me pa ti kush jom unë…”.

Për ta vënë situatën nën kontroll, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Kanosje”.

Related Articles