Një 27-vjeçar me iniciale Q.H. ka goditur me thikë një 33-vjeçar me iniciale O.D. i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur për motive të dobëta. Sherri ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori” të Elbasanit.
Pasi ka goditur me thikë 33-vjeçarin, autori i dyshuar i ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë po vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al