Një rast dhunë në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku në një familje djali dyshohet se ka kërcënuar me jetë babanë dhe nënën e tij të moshuar.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se prindërit e shqetësuar nga veprimet dhe fjalët e të biri, kanë kërkuar ndihmën e Policisë.
Bazuar në dëshminë e tyre, 29-vjeçari i ka kërcënuar se do i mbys me thikë e do i gjuaj nga ballkoni. Madje sipas tyre, i dyshuari disa herë i ka sulmuar dhe me një kaçavidë.
Si rezultat i denoncimit, i riu është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.