I riu nga Tirana gjendet pas 5 ditësh – Ishte zhdukur nga hoteli në Dhërmi

I riu nga Tirana gjendet pas 5 ditësh – Ishte zhdukur nga hoteli në Dhërmi

Pas 5 ditësh pa informacion për të afërmin e tyre, duket se ngjarja misterioze e humbjes së një 27-vjeçari nga Tirana nga një hotel në Dhërmi ka marrë një kthesë pozitive.

Pesë ditë pasi denoncoi humbjen e të vëllait të tij 27-vjeçar nga hoteli ku po qëndronin në Dhërmi, ka qenë përsëri 24-vjeçari K.Z., i cili është paraqitur në polici ditën e djeshme duke thënë se tashmë vëllai i humbur, 27-vjeçari A.Z., është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme.

Njoftimi i Policisë:

“U referuan materiale shtesë për vlerësim, pasi është kthyer në banesë pranë familjarëve të tij, pa probleme, shtetasi A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin kishte kallëzuar vëllai i tij se kishte humbur kontaktet prej datës 02.08.2025, në Dhërmi”, thuhet në njoftim.

Por si ndodhi ngjarja, ndërsa motivet mbeten ende mister?

Ngjarja misterioze ndodhi me datë 2 gusht, kur në një hotel në Dhërmi u zhduk i riu 27-vjeçar nga Tirana.

Sipas njoftimit të Policisë, denoncimi për humbjen u bë nga vëllai i tij, 24-vjeçari K.Z.

Policia njoftoi se bëri shpalljen në kërkim të shtetasit A.Z., 27 vjeç, dhe po punonte intensivisht për gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë i Policisë i datës 2 gusht:

“Në Stacionin e Policisë Dhërmi është bërë kallëzim nga shtetasi K.Z., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025 vëllai i tij është larguar nga një hotel në Dhërmi dhe nuk është kontaktuar më. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A.Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe po punohet për gjetjen e tij. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhej në njoftim.

Related Articles