Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë kërkimet për Florjan Tabakun, 26-vjeçar, të cilin familja e shpalli të zhdukur para tre ditësh.
Kjo pasi, sipas informacioneve që ka pranuar kjo shoqatë, Tabaku është parë duke hipur në një autobus që shkon drejt zonave të Rastavicës.
Këtë e konfirmoi kryetari i ShKShMK, Deni Hameli
“Pra, ai ka zbritur poshtë mali. Bazuar nga pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë të merret me rastin”, theksoi Hameli
Për kërkimin e tij pos Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, u angazhuan edhe Bashkia Tropojë, Policia e Shtetit, vullnetarë të zonës dhe Policia e Kosovës. Ndërkaq mëngjesin e sotëm, këtij operacioni i cili u zhvillua në zonat malore mes fshatrave Mulliq dhe Kamenicë të Shqipërisë, i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.
Nga ana tjetër, familja vazhdon të kërkojë të riun, i cili, edhe pse dyshohet se ka zbritur poshtë malit, nuk është kthyer në shtëpi.
Vëllai i tij ka kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.
“Më ka humbur vëllai, ka 3 ditë. Është më aftësi të kufizuara”, tha vëllai i Florjanit.
Kushdo që ka informacione për 26-vjeçarin i cili ka humbur në kufirin mes Shqipërsë dhe Kosovës, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.