Një rast i rrëmbimit dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.
Ankuesi mashkull ka raportuar tek policia se e dashura e tij ishte marrë me dhunë nga një person tjetër dhe është dërguar në një vend të panjohur.
Njësitet policore pasi kanë arritur ta kuptojnë vendnodhjen e viktimës, aty kanë gjetur dhe të dyshuarin që më pastaj e kanë arrestuar dhe gjatë intervistimit të tij, i njejti nuk ka pranuar që e ka marrë më dhunë viktimën por që ajo kishte shkuar atje me vet dëshirë.
Prokorir i rastit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë të dyshuarit për rrëmbim.