Sipas Raportin vjetor të paaudituar të partive politike të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Guxo ka deklaruar gjithsej 4 mijë e 200 euro të hyra për vitin 2024, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas këtij raporti “Guxo” është pasuruar në krahasim me vitin 2023 kur kishte deklaruar 0 të hyra.
Në krye me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, kjo parti ka pranuar 4 mijë e 200 euro donacione, si të hyrat e vetme.
Këto donacione i kanë dhënë anëtarët e vetë. 2 mijë euro i ka dhënë Lindrit Iljazi, 2 mijë euro Triera Kasumi- Berisha dhe 200 të tjera Naser Arifi.
Lista “Guxo” vë bankë i ka të ruajtura 72 euro e 4 centë.
KQZ ka sqaruar se duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, të njëjtat mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të audimit. / Gazeta Enigma.