Sot është varrosur Faton Hajrizi.
Ceremonia e varrimit të tij u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt ku për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.
Në një video të publikuar nga Hajrizi ai kishte thënë se ma nuk munden me ia lidh duart, munden me dërgu në morgë, te varrezat te familja e tij dhe me nderime ta varrosnin duke shtuar se krejt Klina e Drenica do të merrnin pjesë në varrimin e tij.
“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.
Kujtojmë se Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.
Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë./Gazeta Enigma/