Pasditen e së diele në sfidën NewCastell-Totenhem, dy futbollistë, Erik Dajer dhe Serxhio Reguijon, shmangën tragjedinë pasi një person kishte pësuar atak kardiak në shkallët e stadiumit.
Ishte Reguijon ai që lajmëroi gjyqtarin të ndalonte ndeshjen për të thirrur stafit mjekësor në ndihmë të tifozit të cilit menjëherë iu dha ndihma e parë. Pas ndeshjes, në një intervistë për ‘’The Telegraph’’ reagoi dhe vetë 24-vjeçari Reguijon duke shpjeguar gjithçka.
“Unë pashë një person të shtrirë dhe mund të shihja dikë që po i bënte masazh kardiak. Isha shumë nervoz ndaj shkova te gjyqtari dhe i thashë “Nuk mund të luajmë kështu, të lutem ndal ndeshjen”. Mendoj se ai person është në rregull apo jo? Kjo është më e rëndësishme se çdo gjë”, përfundoi mbrojtësi.
Ndërkohë, për episodin në fjalët foli dhe kapiteni i Totenhemit, Herri Kejn i cili falënderoi dhe tifozët që ndihmuan njëri-tjetrin në shkallët e tribunave.
Kejn “Si fillim, duam t’i bëjmë urimet më të mira personit që ishte në shkallët e stadiumit. Nuk ishte një pamje e bukur për t’u parë por dëgjuam se ai është stabil tani. U jemi mirënjohës skuadrave të emergjencës si dhe tifozëve që i bënë masazh kardiak. Ne e dinim që kishte defibrilator në pankinë ndaj Erik Dajer vrapoi për t’i lajmëruar. Urojme të jetë mirë me shëndet dhe më të mirën për tifozin’’, tha Kejn.