Janë arrestuar tre burra në Gjilan pasi dyshohen se i kanë vjedhur një personi 20 mijë euro.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se më 07.06.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë vjedhur viktimës mashkull kosovar 20 000 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.