I zgjatet edhe dy muaj paraburgimi pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

I zgjatet edhe dy muaj paraburgimi pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

Gjykata Themelore në Prishtinë të mërkurën ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë, transmeton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.04.2025 ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A., të njëjtëve masa e paraburgimit iu është vazhduar në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, konfirmoi Gashi. / Gazeta Enigma.

Related Articles