Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh.
Dyshohet se një person është mbytur në liqenin e Banjës.
Konkretisht buzë liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkasin një 32-vjeçari. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej dy ditësh.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 32-vjeçarit i cili dyshohet të jetë e mbytur.
Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës.
Shpallet i zhdukur bariu 32 vjeç I. Brahimi nga fshati Pishaj. Familja dyshon se mund te jete mbytur ne liqenin e Banjës. Ende nuk kane mbërritur palombarët për kërkimet.
32-vjeçari thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
/Euronews Albania/