I zhdukur prej 23 dhjetorit – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 42-vjeçarit nga Prizreni

I zhdukur prej 23 dhjetorit – Policia kërkon ndihmë për gjetjen e 42-vjeçarit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka lëshuar njoftim për zhdukjen e Riza Thaqit, 42-vjeçarit nga Prizreni, për fatin e të cilit nuk dihet asgjë që dy javë.

Nga qytetarët është kërkuar bashkëpunim për ofrimin e çfarëdo informacioni, që do të ndihmonte në gjetjen e tij.

Sipas Policisë, Thaqi është raportuar nga familjarët e tij si person i zhdukur, që nga data 23 dhjetor.

“Personi Riza (Rrustem) Thaqi, mashkull, i lindur më datë 15.10.1983 në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës,  me banim në Prizren.

Pasi është iniciuar rasti nga Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, që nga ajo kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe është duke u kërkuar personi i raportuar si i zhdukur, megjithatë, deri më sot nuk është gjetur.

Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e personit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”

Related Articles