Ylli kosovar Vedat Muriqi, u përjashtua me kartonë të kuq pothuajse në fund të ndeshjes mes Mallorcas dhe Las Palmas, pasi u pa duke ia drejtuar gishtin e mesit një lojtarit kundërshtar.
Po luhej minuta e 88-të e takimit kur gjyqtari i ndeshjes shkoi për të parë rastin nga afër në monitorin e VAR-it dhe pasi e bërë këtë, vendosi që ta ndëshkojë Muriqin direkt me karton të kuq.
Si duket ka ndikuar tensioni i lojës duke marrë parasysh se po luheshin minutat e fundit dhe Vedati nuk ia doli që të kontrollojë emocionet e tij.
Tani mbetet të shihet se cili do të jetë dënimi që do të marrë ai, por me gjasë do të mungojë në dy ndeshjet e radhës tek Mallorca.
I pranishëm në formacionin e mysafirëve ishte edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi i cili nuk ia doli që ta gjejë rrugën e rrjetës kësaj radhe.
"Tú defendiéndolo estás contribuyendo a que nos estemos cargando el futbol poco a poco"
¡Más claro, agua!@Gol #LasPalmasMallorca #LALIGAEASPORTS pic.twitter.com/TB3aLRgwgL— Kanariiⵣ🇮🇨 (@crzarisnt) November 23, 2024