Një grua nga Prishtina ka raportuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20 mijë euro.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, duke theksuar se personi në fjalë kishte kryer blerje online.
Ndryshe, rasti është duke u hetuar.
“Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është mashtruar nga një person i panjohur, i cili nga llogaria e saj bankare ka keqpërdorur rreth 20.000 euro duke kryer blerje online. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në njoftim.