Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në Ferizaj pasi i njëjti ka thyer një xham të shtëpisë një personi si dhe e ka kanosur.
Në njoftimin për media thuhet se në lidhje me këtë policët hetues të stacionit në Ferizaj i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar personin A.S, i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Më datën 22.12.2022, në ora 01:30 ankuesi R.S (M/K) i moshës 64 vjeçar nga fshati Nerodime e Ferizajt ka raportuar në stacionin e policisë në Ferizaj se personi A.S (M/K) i moshës 37 vjeçar i kishte dëmtuar (thyer) xhamin e shtëpisë së tij.
Ndërsa, sot rreth orës 11:30 i njëjti ankues ka raportuar se me datën 04.01.2023, personi i njëjtë A.S kishte shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishte kanosur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është cilësuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe kanosje”.