Ia vodhi mërgimtarit rreth 180 mijë dollarë, arrestohet gruaja në Pejë

Ia vodhi mërgimtarit rreth 180 mijë dollarë, arrestohet gruaja në Pejë

Policia në Pejë ka arritur të arrestojë një grua, e cila dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rendë” më 26 janar të këtij viti.

Sipas njoftimit zyrtar, ankuesi, i cili është me banim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se në shtëpinë e tij në rrugën “Ndue Përlleshi” në ‘sef’ ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 dollarë amerikanë dhe 3750 euro, tё cilat i janë vjedhur.

Pas njё pune intensive të hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP-Pejё, sot është arritur arrestimi i të dyshuarës.

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

Related Articles