Shtëpia e Tahit Chong, një futbollisti të ri të Manchester United, një është plaçkitur, madje duke iu kërcënuar edhe jeta e tij.
Disa hajna me maska, të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij rreth orës tre të një nate më parë, i kanë vënë një thikë në fyt teksa flinte dhe i kanë kërkuar që t’i dorëzojë të gjitha sendet e çmuara atij, njoftojnë mediat britanike.
Menjëherë pas kësaj ai ka telefonuar policinë dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur dhe grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Mançester janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.
Vetëm që nga Krishtlindjet Katolike para Chong, katër futbollistëve nga City dhe United u janë plaçkitur shtëpitë.
Në fillim të këtij muaji është plaçkitur shtëpia e Paul Pogba, ndërsa para tij janë plaçkitur edhe Victor Lindelof, Jesse Lingard dhe Joao Cancelo.