Kandidati i LDK-së për deputet, Nuredin Ibishi, ka dalur kundër qëndrimit zyrtar të partisë së tij, duke mos e përjashtuar koalicionin me LVV-në, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka bërë me dije se ky qëndrimin i dhënë edhe nga kryetari i kësaj partie, Lumir Abidxhiku, mund të ndryshojë.
Në Tëvë1, ai ka thënë se qëndrimet e LDK-së në vazhdimësi janë thyer dhe kjo mund të ndodh sërish.
“Natyrisht që secili e kërkon hisen apo pjesën e vet që e kushtëzon atë mundësi për hyrje në koalicion. Por mendoj që bisedimet do të sjellin rezultat. Në politikë asnjëherë nuk thuhet jo. Qëndrimi i LDK-së ndër vite është thyer edhe mund të thyhet sërish. Mund të ketë koalicion mes LDK-së dhe VV-së edhe eventualisht PDK-së dhe VV-së krejt varet prej pazarit politik”, ka deklaruar Ibeshi.
LDK-ja të hënën ka mbajtur një Mbledhjen e Kryesisë. Pas kësaj mbledhje, i pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me LVV-në.