Koloneli ish-ushtarak i UÇK-së, Ismet Ibishi, ka thënë se shihet qartazi që Serbia qëndron mbrapa pas sulmit në veri që ka ndodhur nga grupi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
Në Info Magazine ai ka deklaruar se ky grup terroristë shihet se kishte për qëllim që të trajnojë persona të tjerë në numër më të madh për sulme tjera.
“Kjo njësi ka pasur për qëllim të deponojë armatimin për një numër të madh të terroristëve, kurse mobilizimin ta bëjnë brenda Kosovës. Kjo ka treguar se ata nuk kanë mundur që ta kryejnë mobilizimin, dhe trajnimin e të rinjve që të ballafaqohen me forcat tona”.
“Ai arsenal ushtarak mund të shfrytëzohej më së shumti për dy ditë luftë, kanë pasur të planifikuar planin e logjistikës shumë mirë”.
“Kjo ka qenë direkt nga shteti serb nga kreu si komandant i forcës supreme që ka lejuar një përgatitje se kinse banorët e revoltuar janë pajisur dhe kanë bërë rezistencë, gjë që nuk vlen, ata kanë hyrë me qëllim që ta marrin pushtetin në atë regjion”, ka thënë Ibishi.