Ibishi: Vuçiq e kërcënoi haptas Kosovën, urdhëroi ushtrinë e policinë të veprojë

Ibishi: Vuçiq e kërcënoi haptas Kosovën, urdhëroi ushtrinë e policinë të veprojë

Ka disa ditë që presidenti i ShBA-së Donald Trump, disa herë ka deklaruar se e ka ndaluar një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Të hënën e 14 korrikut Forca e Sigurisë së Kosovës, është pajisur me disa autoblinda amerikanë.

Eksperti Nuredin Ibishi, përmendi faktin se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kishte urdhëruar ushtrinë dhe inteligjencën.

“Pak kujt i ka bërë përshtypje, kur para diku dy muajsh nga Këshilli i Sigurisë rrodhi si informacion se presidenti i Serbisë i ka urdhëruar tri komponente të ushtrisë, inteligjencën dhe njësitë elitare të policisë së Serbisë që të hartojnë plane operacionale për veprim ndaj Kosovës”, tha ai në Kosova Today.

Tutje Ibishi ka theksuar se “Ky është kërcënim i hapur”.

Related Articles