Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë që asnjë ndërmjetës nga Brukseli e Washingtoni, nuk ka thënë që njohja reciproke Kosovë-Serbi është në tavolinë.
“Mendoj që është një marrëveshje më e mirë se status-quo, por është një humbje e madhe e lidershipit kosovar – pasi nuk kemi qenë të mençur mjaftueshëm për t’i shfrytëzuar momentet e kaluara (të viteve 2017-2018-2019), për të arritur një marrëveshje”.
“Askush nga diplomatët nuk po e thotë që njohja e ndërsjellë është në tavolinë, tani për tani. Qeveria po vazhdon të thotë që njohja është në qendër, por cili diplomat apo ndërmjetës nga Brukseli apo Washingtoni, e kanë thënë një gjë të tillë”, ka thënë ai në Edicionin Special në Klan Kosova.
Tutje Ibrahimi ka thënë që surpriza në muajin e fundit ishte që “edhe SHBA-të e përkrahin versionin gjermano-francez, që të arrihet një marrëveshje e cila jo domosdoshmërisht e ka njohjen brenda”.