Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë në emisionin Rubikon në Klan Kosova se kriza energjetike qe kishte kapluar Kosovën dimrin e kaluar, ka qenë ndër krizat më të mëdha.
Ibrahimi paralajmëroi se kjo krizë do të jetë edhe më e madhe këtë dimër.
“Kriza energjetike ka qenë ndër më të mëdhat të cilën e kemi pasur vitin e kaluar. Kemi pasur një ndërhyrje të qeverisë në tarifa ë cila është kontestuar në kuvend, ndërsa unë po ju sigurojë siç ju kam thënë edhe vjet, këtë vit kriza energjetike do të edhe më e madhe se dimrin e kaluar” – tha Ibrahimi.