Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë që tendenca është të krijohet bashkësia e komunave serbe.
Ibrahimi në Info Magazine në Klan Kosova, tha që është me rëndësi të theksohet që Asociacioni i komunave të Kosovës është organizatë joqeveritare.
“Asociacioni i komunave të Kosovës është organizatë joqeveritare. Është e regjistruar në kartën evropiane, ku komunat për t’i mbrojtur interesat e veta kanë të drejtë të një mekanizëm vullnetar dhe në këtë asociacion anëtarësohen komunat duke marrë vendime nëpër kuvende komunale”.
“Ne e kemi si referencë edhe ligjin për vetëqeverisje lokale ky aty është neni 32 ku në Republikën e Kosovës mund të formohen asociacione – jo bashkësi të komunave që ka dallim substancial”, ka thënë Ibrahimi.