Zlatan Ibrahimovic feston ditëlindjen e tij të 40 -të këtë të dielë.
Jo në fushë, për shkak të një dëmtimi të tendinit të Akilit, por trajneri i Milanit, Stefano Pioli nuk ka dyshim se jetëgjatësia e sulmuesit në futboll do të jetë e gjatë.
“Nuk e di sa vite mund të luajë Zlatan, por nga ajo që shoh, entuziazmi i tij dhe gatishmëria e tij për të stërvitur, mund të them se ai mund të luajë përgjithmonë”, tha Pioli.
“Mund të mos jetë njëqind për qind në shumë lojëra, por pasioni i tij për këtë sport është i jashtëzakonshëm. Zlatan bën atë që i pëlqen. Nëse do t’i bëja një dhuratë, do të ishte të zgjasja karrierën e tij sa më shumë që të ishte e mundur,”, tha ai.