Zlatan Ibrahimovic nuk ia ka lejuar vetes mospërfshirjen në përballjen, që më së paku ka të bëjë me të, në mes të Cristiano Ronaldos dhe Wayne Rooneyt.
Shtatlart suedez u shpreh se, për sa kohë luanin bashkë, Rooney kryente punën më të madhe, teksa Ronaldo lavdërohej nga të tjerët.
“Kushdo që ka luajtur me Wayne Rooneyn, ai duhet të jetë i lumtur sepse ai i bëri ata më të mirë. Kur ai luajti me Cristiano Ronaldon, e gjithë puna ishte bërë nga Rooney, por Ronaldo mori lëvdata për golat”, tha ndër të tjera ai.
Sulmuesi i Milanit, që aktualisht gjendet e lënduar, ka kohë me bollëk që të “tjerrë” çdo gjë që ka të bëjë me Ronaldon.
Herave të kaluara dështoi që ta fuste portugezin në “kazanin” e provokimeve të tij, mirëpo tash, kur pesë herë fituesi i “Topit të Artë” po flet me “letra zbuluar”, Ibra po e sheh si mundësi të mirë një konkurrencë, të paktën në nivelin e deklaratave, sepse, siç dihet, në futboll nuk mund ta mbërrinte dot.