Prishtina ka dështuar ta ruaj avantazhin e ndeshjes së parë gjysmëfinale, duke u eliminuar nga Kupa e Kosovës në futboll.
Kampionët në fuqi të Kosovës u mposhtën 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga Llapi, shkruan Demokracia.com.
Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq është shprehur i ashpër me ndarjen e drejtësisë, duke e quajtur “turp” për futbollin e Kosovës.
“Ka qenë ndeshje por më se paku ka pas futboll. Është marre për futbollin e Kosovës. E kemi parë çka na pret gjatë përgatitjeve të djeshit por jo bash kështu. Sa i përket lojës por me vazhdimin e lojës na ka ra loja se çdo kontakt i futbollistëve ka qenë faull. Besoj shumë në lojtarët e mi, ata janë trima dhe kanë me dalë lehtë prej situate”, deklaroi për Art Sport trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq pas ndeshjes.
Llapi në finale do të ketë punë të vështirë me Dritën.