Ideatorja e fushatës “Unë jam gru, gur”, Erëmira Murati i ka reaguar deputetes Fitore Pacolli për përdorimin e shprehjes “Jam gru, gur“.
Ajo i ka reaguar Pacollit duke i thënë se nuk mund të përdorësh këtë shprehje për viktimizim.
“Kjo grua nuk po “sulmohet” sepse është grua, ajo sulmohet për shkak të veprave dhe qëndrimeve të saj politike”, shkruan Murati.
Ajo i kërkoi Pacollit të ndalojë së përdoruri sloganin e fushatës “Unë jam Gru, Gur” dhe të përqendrohet në detyrat që i takojnë si ligjvënëse.
Reagimi i plotë:
““OJQ-të kishin reagu nëse një grua sulmohet në rrugë sepse ajo është grua.
Kjo grua nuk po “sulmohet” sepse është grua, ajo sulmohet për shkak të veprave dhe qëndrimeve të saj politike.
Ndërsa, një viktimizim i tillë nga një ligjvënëse nuk i ndihmon promovimit dhe mbrojtjes së drejtave të grave që me të vërtetë dhunohen sepse janë gra.
Edhe njëherë, stop viktimizimit. “Unë jam Gru, Gur” më së paku mund ta përdorësh ti. Kryej punët tuaja”, ka shkruar ajo në një storje në Facebook.
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka qenë e frustruar në reagimet e saj gjatë ditës së djeshme
Krejt kjo për shkak të pyetjes që gazetarja e RTK’së ia bëri për subvencionet që u janë dhënë dajës, vëllait edhe burrit të saj.
Ajo me tone të larta drejtoi edhe gishtin tek Organizatat për drejtat e grave, e cila për t’u mbrojtur përdori edhe fjalinë “Jam gru gur”.