Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur fashizëm të pastër serb idenë serbe për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul.
Këtë propozim e përmendi sot Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, porse tha nuk po i shkon ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.
“Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që ‘nëpërmjet parandalimit të saj’ A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit”, ka shkruar Kamberi.
Reagimi i plotë i Kamberit: