Identifikohet viktima e katërt nga tragjedia në Vjenë

Identifikohet viktima e katërt nga tragjedia në Vjenë

Katër persona, në mesin e tyre tre kosovarë (Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj) humbën jetën në një rast tragjik në vendin e punës, në një kantier të ndërtimit në Vjenë të Austrisë.

Ndërkohë, tani është identifikuar edhe viktima e katërt.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Elvis Bibiq, nga Novi Pazari.

Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ashpra në Austri lidhur me sigurinë në punë, duke kërkuar reagim të menjëhershëm.

Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet intensive.

Related Articles