Identifikohet viktima e vrasësit serial pas 45 vjetësh

Identifikohet viktima e vrasësit serial pas 45 vjetësh

Një burrë nga Karolina e Veriut, i cili u zhduk në vitet 1970, është identifikuar si një nga dhjetëra viktimat e vrasësit serial John Wayne Gacy.

Eshtrat e Francis Wayne Alexander ishin ndër ato që u gjetën në një hapësirë të shtëpisë së Gacy në zonën e Çikagos në 1978.

Sherifi i kontesë Cook Tom Dart urdhëroi zhvarrosjen e tetë trupave të viktimave të paidentifikuara në vitin 2011 në një përpjekje për t’i identifikuar ato përmes testimit të ADN-së.

Alexander është viktima e tretë e Gacy që është identifikuar në dekadën e fundit.

Ai do të kishte qenë 21 ose 22 vjeç kur Gacy e vrau midis 1976 dhe 1977, tha zyra e Dart.

Gacy u dënua për vrasjen e 33 të rinjve midis 1972 dhe 1978 dhe varrosjen e tyre në pronën e tij. Ai u ekzekutua në vitin 1994.

Ai shpesh joshte të rinjtë në shtëpinë e tij për seks duke u shtirur si oficer policie ose duke u premtuar atyre punë ndërtimi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në rihapjen e hetimit, Sherif Dart u kërkoi familjeve të të rinjve që ishin zhdukur midis viteve 1970 dhe arrestimit të Gacy në 1978, të dorëzonin mostra të pështymës për të krahasuar ADN-në me tetë viktimat që u varrosën pa u identifikuar./Gazeta Enigma/

Related Articles