Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e gjashtë pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor janë nxjerrë nga një tunel në zonën Rafah të Rripit të Gazës, raporton Reuters.
Trupat e Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino u sollën në Izrael, tha IDF në një deklaratë.
“Sipas vlerësimit tonë fillestar, ata u vranë brutalisht nga terroristët e Hamasit pak kohë para se të arrinim tek ata”, u tha gazetarëve në një konferencë zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari.
Hamasi dhe krahu i tij i armatosur nuk i komentuan menjëherë akuzat.
Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi një deklaratë duke konfirmuar lajmin.
“Më parë sot, në një tunel nën qytetin Rafah, forcat izraelite gjetën gjashtë trupa pengjesh të mbajtura nga Hamasi”, tha Biden. “Jam i shkatërruar dhe i indinjuar.”
Familja e pengut izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin lëshoi gjithashtu një deklaratë herët të dielën duke thënë se ai ishte vrarë në Rripin e Gazës.
“Me zemra të thyera, familja Goldberg-Polin është e shkatërruar për të njoftuar vdekjen e djalit dhe vëllait të tyre të dashur, Hersh”, thuhet në njoftim. “Familja ju falënderon të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen tuaj dhe kërkon privatësi në këtë moment”.