Trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi, ka thënë se disfata nga Gjilani të dielën në xhiron e 22-të është shumë shqetësuese.
Trepça ’89 në Gjilan të dielën e pësoi disfatën e tretë rresht.
“Momenti i pranimit të golit erdhi nga një situatë që ndoshta nuk ishte as aksion për gol. Nuk ishte e vendosur mirë as mesfusha dhe as mbrojtja. Gjilani ka përvojë në ekip dhe di të dënojë. Është shumë shqetësuese. Është humbja e tretë radhazi. Tani duhet të marrim masat dhe të kthehemi te rezultatet pozitive”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i mitrovicasve, Idrizi.