Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka deklaruar se situata e përgjithshe hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit, ditëve të fundit është përkeqësuar, si pasojë e rreshjeve intenzive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.
Sipas njoftimit të IHMK-së, reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar 2023.
“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit” – thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Vendbanime nëpër disa rajone të Kosovës janë përballuar gjatë ditës së djeshme me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut aktualisht në vend.