Në bazë të një raporti të publikuar Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është renditur si Ministria më transparente.
MBPZHR ka grumbulluar 20 pikë nga 30 sa ishin gjithsej.
Sipas këtij raporti të publikuar, bëhet e ditur, se një numër i konsiderueshëm i vendimeve të Minsitrit të MBPZHR janë të publikuara në faqen zyrtare.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e mban vendin e parë për vitin e dytë radhazi sa i përket transparencës.