Ish portieri i Real Madridit është parë duke i ndihmuar zjarrfikësit në vijat e para të frontit.
Fshati Navalacruz është i njohur nga shumica si shtëpia e portierit legjendar të Real Madridit, Iker Casillas, por tani lajmi se malet afër tij janë përfshirë nga zjarret ka vënë tërë zonën në rrezik.
Hoy ha tocado hacer cortafuegos para prevenir el avance del fuego. Queda menos, seguimos ????????#Navalacruz pic.twitter.com/pxmVnBLNYS— Iker Casillas (@IkerCasillas) August 17, 2021
15 000 hektar pyje tashmë janë shkatërruar nga flakët të cilat kanë djegur tërë zonën.
“Me forcat tonë kundër zjarrit, pa frikë duke i ndihmuar ata që së bashku ta shuajmë zjarrin”, ka postuar Casillas në rrjetet sociale.
“Njerëz të mëdhenj, ata të cilët i njoh çfarë janë duke bërë që të na udhëheqin ne që nuk e dimë si ta ndalim një gacë”.
“Këto janë gjëra se pse ne duhet të jemi krenar për atë që jemi!”.
“Edhe pse jemi klrenar, do të ju tregoja që nuk do të preferoja të rri në prapaskenë dhe se kjo që ka ndodhur s’kisha dashur të ndodh kurrë”.
“Ole për motivacionin, për të gjithë, askush nuk duhet të ndihet keq, edhe ata të cilët thjesht kanë sjellur ujë, na sollën ndonjë sandviç apo ndihmuan për ta shuar zjarrin e ndonjë shkurreje”.
“Jeni njerëz të mëdhenj, miq të Navalavrus, them shokë por ju jeni familje dhe do të mbaheni mend për shumë tregime, edhe pse ky nuk është i mirë për t’u treguar shpesh”.
“Natën e mirë të gjithëve, veçanërisht atyre të cilët janë të stërvitur për shërbimet sociale e të cilët luftojnë me zjarrin vazhdimisht. Është fundi i ditës, po shkoj të pushoj”.