Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht nënën e tij në Prishtinë.
“E lënduara është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore”, thuhet në njoftimin e Inspektorati Policor.
“I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) është shoqëruar në Inspektoratin Policor përderisa është rekomanduar suspendimi i tij si dhe i është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast”. /Gazeta Enigma