IKS: 15 persona humbën jetën në vendin e punës gjatë 2022-tës 

IKS: 15 persona humbën jetën në vendin e punës gjatë 2022-tës 

Viti 2022 u mbyll me 15 raste të punëtorëve që humbën jetën në vend të punës.

E vetëm këta katër muajt e parë të këtij viti, 3 të tjerë i janë shtuar kësaj liste të zezë.

Në një intervistë për Kiksin, drejtoresha e Iniciativës Kosovare për Stabilitet (IKS), Brikena Hoxha thotë se trajtimi i punëtorëve në Kosovë është “skllavëri moderne”.

“Vetëm gjatë vitit 2022 kemi 15 vdekje në vendin e punës, për këta 4 muaj janë edhe tri raste të tjera. Kjo ndodhë për shkak të mosrespektimit të ligjeve të cilët janë në fuqi”, tha ajo.

Kushtet jo të mira të punës dhe shkelja e të drejtave të punëtorëve, sipas Hoxhës, janë faktorët kryesor që ndikojnë në ikjen e të rinjve nga Kosova.

“Akoma nuk e kemi një ligj pune të miratuar sipas standardeve ndërkombëtare e këto i shfrytëzojnë edhe bizneset e çka kemi vërejtur viteve të fundit është largimi masiv i të rinjve, migrimi është shumë i lartë e po mendoj që kjo është një hapësirë që të gjithë mundemi me e shfrytëzu për me i organizu bizneset se nëse ju plotësojnë kushtet e duhura punëtorëve do të mund të i ndalim të rinjtë tanë në Kosovë”, tha Hoxha.

Ajo tutje shtoi se në Ligjin për punëtorë mungon Ligji i kompensimit të familjarëve të personit që humb jetën në vendin e punës dhe kjo gjë mbetet në mëshirën e kompanive.

Related Articles