IKShPK bëhet rozë në muajin kundër kancerit të gjirit

IKShPK bëhet rozë në muajin kundër kancerit të gjirit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Muaji rozë ka filluar nga sot 1 tetori dhe vazhdon deri në fund të muajit.

“Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke na kujtuar gjithashtu rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe parandalimit.

Me ty fillon parandalimi!”, shkruhet në postimin e IKPShK-së në  Facebook.

Related Articles