Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK), ka kërkuar nga qytetarët e vendit të mos përdorin mjete piroteknike gjatë festës së vitit të ri.
Kjo pasi, sipas tyre, statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike.
“Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, ka thënë IKShPK-ja.