IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në det

IKShPK jep këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës të dielën ka ndarë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det, raporton Gazeta Enigma.

IKShPK thotë se pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, dhe  pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme, transmeton Klankosova.tv.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar, thuhet në njoftimin e IKShPK-së, dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

  • Përdorni krem mbrojtës nga dielli!- Mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit;
  • Pini sa më shumë ujë!- Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës;
  • Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet;
  • Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje;
  • Kontrolloni kushtet e detit!- Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit, dhe
  • Mos harroni kapelën tuaj!- Mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Related Articles