IKShPK: Kemi rritur cilësinë e diagnostikimit të tuberkulozit me sistemin BD EpiCenter

IKShPK: Kemi rritur cilësinë e diagnostikimit të tuberkulozit me sistemin BD EpiCenter

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se është rritur cilësia e diagnostikimit të tuberkulozit me sistemin BD EpiCenter.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në laboratorin e IKSHPK-së ka qëndruar Enrico Montrucchio, ekspert dhe trajnues nga BD për diagnostikimin e tuberkulozit.

“Dr. Enrico Montrucchio, ekspert dhe trajnues nga BD për diagnostikimin e tuberkulozit, qëndroi në Laboratorin Referent për Diagnostikimin e Tuberkulozit në IKShPK,  për të implementuar sistemin BD EpiCenter në pajisjen MGIT”.

“Sistemi BD EpiCenter ofron disa përparësi të rëndësishme për diagnostikimin e tuberkulozit, veçanërisht kur integrohet me MGIT: Përmirësim i Gjurmueshmërisë dhe Cilësisë – Ofron një sistem të integruar për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave, duke siguruar gjurmueshmëri të plotë të analizave”, thuhet në njoftim.

Related Articles